Fjalë Kyçe

Von Cramon kërkon hetim të shpejtë për zbardhjen e rastit të vrasjes së tre personave në Deçan

Von Cramon kërkon hetim të shpejtë për zbardhjen e rastit të vrasjes së tre personave në Deçan

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas vrasjes së tre persona në Gllogjan,

“Ngushëllimet e mia të thella popullit të Kosovës për humbjen tragjike të 3 jetëve në sulmin monstruoz të djeshëm në Gllogjan”, ka shkruar ajo në një postim në “Twitter”.

Von Cramon ka kërkuar hetim të shpejtë për rastin.

“Hetimi i shpejtë dhe vënia para drejtësisë e sulmuesit është një domosdoshmëri”, ka shkruar më tutje ajo.