Fjalë Kyçe

Von Cramon: Kosova të respektojë vendimin për Manastrin e Deçanit

Von Cramon: Kosova të respektojë vendimin për Manastrin e Deçanit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropina Von Cramon ka folur edhe njëherë lidhur me vendimin për Manastrin e Deçanit.

Cramon, ka thënë që moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nga ana e Kosovës nuk ua bënë të lehtë anëtarëve të Këshillit të Europës që të ecin para me aplikimin e saj për antarësim.

Ajo gjithashtu u shpreh se Këshilli i Europës ka disa parime, që ka lexuar nga analizat ligjore, ku thotë që teorikisht vendimi mund të zbatohet, por vullneti politik dhe realizimi i kuadrit kushtetues është i vonuar për zabtimin e vendimit për Manastirin e Deçanit.

“Ka disa parime në Këshillin e Europës dhe ajo që kam lexuar deri më tani nga analizat ligjore është se teorikisht, në letër, kuadri ligjor është aty, kështu që ajo që parashikon Kushtetuta nuk është e keqe, por zbatimi dhe realizimi i kuadri kushtetues është i vonuar. Ndaj me rastin e Deçanit që nuk zbatohet prej vitesh dhe mungesës së vullnetit politik për të ecur përpara në këtë drejtim, madje edhe kundërshtimi i anëtarëve të Këshillit të Europës duke u thënë se kjo Qeveri nuk do ta bëjë, nuk ua lehtëson anëtarëve të Këshillit të Europës që të ecin përpara me aplikimin. Ky është vetëm një rast, por që nuk duhet nënvlerësuar, sepse liria e besimit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren shumë seriozisht nga Këshilli i Europës dhe mendoj se kjo është diçka që mund të korrigjohet lehtësisht, nëse Qeveria do të kishte vullnetin politik që më në fund të ketë një propozim se si ta bëjë këtë”, tha von Cramon.

Kur bashkësia ndërkombëtare mbështeti popullin e Kosovës, ishte e qartë se ky vend duhet të jetë, të bëhet dhe të mbetet një vend multietnik, një vend demokratik multietnik, një vend i larmishëm ka shtuar më tutuje ajo.