Fjalë Kyçe

Von Cramon: Për Vuçiqin, pushteti më i rëndësishëm se shëndeti i njerëzve

Von Cramon: Për Vuçiqin, pushteti më i rëndësishëm se shëndeti i njerëzve

Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pushteti ka qenë më i rëndësishëm sesa shëndeti i njerëzve, ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Von Cramon, përmes një postimi në Tëitter, i është referuar dhunës në protestat e së martës në Beograd. Thotë se duket që Vuçiqi ka gënjyer rreth shifrave të COVID-19, për ta pasur një fushatë të qetë “zgjedhore”.

“Ai s’mund t’i ikë realitetit të rritjes së rasteve & njerëzit e dijnë se pushteti ka qenë më i rëndësishëm për të sesa shëndeti. Protesta të mëdha paqësore dje & ai po sulmon brutalisht protestuesit dhe kalimtarët”, shkruan ajo.