Presidentja e Komisionit Evropian është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Pëmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, Ursula von der Leyen ka shkruar se është vendimtare është të përdoret dialogu i lehtësuar nga BE-ja për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën.
“Unë i përgëzoj hapat e ndërmarrë deri më tani në reformat dhe sundimin e ligjit. E rëndësishme për të përparuar më tej në mënyrë që Serbia të mund të anëtarësohet në BE. Gjithashtu vendimtare është të përdoret dialogu i lehtësuar nga BE-ja për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën”, shkroi ajo.
Tutje, ajo theksoi se “Bashkëpunimi është e vetmja rrugë përpara”.
I commend the steps taken thus far on reforms and rule of law.
Important to progress further so Serbia can join the EU.
Also crucial to use the EU-facilitated dialogue to find a sustainable solution to the current situation with Kosovo.
Cooperation is the only way forward. pic.twitter.com/cu8jN1WUJz— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 30, 2021