Fjalë Kyçe

Nis seanca për votimin e Qeverisë Kurti

Nis seanca për votimin e Qeverisë Kurti

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet votimi i Qeverisë Kurti.

Koalicioni VV-LDK të dielën zyrtarizoi marrëveshjen për bashkëqeverisje. Krerët e partive bënë të ditur se do të krijojnë qeveri me 15 ministri, me partitë që do të udhëheqin me nga gjashtë sosh. Tri u takojnë minoriteteve.

Sot pritet edhe largimi i Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes si kryeparlamentar, e në vend të tij pritet të caktohet Vjosa Osmani e LDK-së.

Në sallën e Kuvendit janë parë të gjithë zyrtarët që dje u raportua se janë propozuar për ministra të rinj.

—————–

Vonohet fillimi i seancës për votimin e Qeverisë Kurti

Kanë kaluar mbi gjysmë ore prej kur është paraparë të fillojë seanca plenare për votimin e Qeverisë së re, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Brenda seancës plenare nuk kanë ardhur ende deputetët e PDK-së si dhe pakicave, kurse disa prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike veçse i kanë zënë vendet e tyre, e po ashtu edhe të AAK-së.

Gjithë kjo vonesë mësohet se po shkaktohet për shkak të diskutimeve që ka mandatari për kryeministër, Albin Kurti me disa prej deputetëve jo shumicë