Fjalë Kyçe

Votohet vlefshmëria e rregullores së punës së Kuvendit

Votohet vlefshmëria e rregullores së punës së Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 91 vota për kanë miratuar propozimin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi për vlefshmërinë e rregullores së punës së Kuvendit.

Në seancën e cila ka vazhduar nga ora 15:00, Krasniqi propozoi që deputetët të votojnë kërkesën e tij për vlefshmërinë e rregullores së punës së Kuvendit.

“Propozimi im është ky: Konfirmohet vlefshmëria e rregullores punës së Kuvendit edhe për legjislaturën e shtatë deri në nxjerrjen e rregullores së re në përjashtim të nenit 69 paragrafi 4”, tha Krasniqi.

Pas votimit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani theksoi se me këtë legjislatura e shtatë e Kuvendit njeh rregulloren e punës së Kuvendit të vitit 2010 me përjashtim të nenit 69 paragrafi 4 si dhe të funksionoj me 14 komisione.