Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h, policia ka identifikuar një shofer duke drejtuar mjetin me 212 km/h.
I njëjti është gjobitur nga policia me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.