Fjalë Kyçe

Vranësira e riga shiu gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Vranësira e riga shiu gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Pos ditës së hënë ku parashihen temperatura të larta, ditët tjera do të karakterizohen me mot jostabil i përcjellë me alternime vranësira të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe herë–herë edhe me shkarkime rrufesh.

Në fushat termike do të kemi rënie në të dy vlerat ekstreme për 4-6 gradë Celsius. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja m e shpejtësi 1-8m/s.