Fjalë Kyçe

Vrasja e 11 shqiptarëve në Mitrovicë, flet i riu që e pa masakrën

Vrasja e 11 shqiptarëve në Mitrovicë, flet i riu që e pa masakrën

Fatlum Sadiku, dëshmitar i masakrës në veri të Mitrovicë ka folur për natën kur u vranë 11 shqiptar në Mitrovicën e Veriut.

Ai ka thënë se ai atë natë ka fjetur herët dhe se ka dëgjuar vetëm armët duke gjuajtur.

Sadiku tregoi se në lagjen e tij janë vrarë dy fqinj.

“Një prej arsyeve pse besoj në zot është se atë natë unë kam fjetur herët. Në orën 21:00 që realisht i bie kur ka filluar masakra. E di që vetëm një breshëri kallashi kam dëgjuar dhe e mora vesh në mëngjes. Sot kur e shoh prej distance mendoj që ajo breshëri armësh ka qenë vrasja e Nezir dhe Shqipe Vocës sepse ata kanë qenë në lagjen tonë. Kjo ka qenë vrasja e vetme në lagjen tonë. I kam pyetur prindërit a keni ditur diçka dhe a më keni vendos diçka që me flejtë unë por ata janë betuar që jo”, deklaroi ai. në T7.

Më tutje, i riu që i mbijetoi masakrës në Mitrovicë tha se arsyeja pse nuk u sulmua lagja e tij është se një batalion danez e ka ruajtur ndërtesën e tyre.

“Deri në orën katër të mëngjesit prindërit e mi kanë qëndruar duarlidhur duke pritur se kur po vijnë tek ne, që nuk ka ngja. Arsyeja pse nuk ka ngja është besoj që disa ndërtesa rreth nesh i ka ruajtur një batalion danez”, ka thënë ai.