Fjalë Kyçe

Vrasja e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj shpallet fajtor edhe në rigjykim – dënohet me mbi 7 vjet burgim

Vrasja e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj shpallet fajtor edhe në rigjykim – dënohet me mbi 7 vjet burgim

Gjykata e Pejës ka shpallur vendimin ndaj Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt në vitin 2018 në lokalin “Gogaj AG”.

Ai është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Gogaj është dënuar me dënim unik prej 7 vite e gjashtë muaj burgim, periudhë brenda së cilës do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

“I akuzuari, Shaban Gogaj dhe i akuzuari Isuf Cacaj janë fajtor. I akuzuari Shaban Gogaj është fajtor për veprën penale nga pakujdesia dhe mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pautorizuar të armëve. I akuzuari Cacaj fajtor për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

“Shaban Gogaj për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” dënohet me burim në kohëzgjatje prej 5 vitesh, ndërsa për veprën tjetër i caktohet dënim me burgim prej 3 vitesh. I shqiptohet dënim unik në kohëzgjatje prej 7 vite e gjashtë muaj”, tha kryetarja e trupit gjykues.

I akuzuari tjetër, Isuf Cacaj, është shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje dhe është dënuar me 2 mijë euro gjobë.

Më 14 tetor 2022 Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar kështu me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt