Fjalë Kyçe

Vrasja e Gjeneral Soleimanit, Kosova i del në krah Amerikës

Vrasja e Gjeneral Soleimanit, Kosova i del në krah Amerikës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka shkruar pas vrasjes së Gjeneralit Qasem Soleimani nga forcat amerikane në Irak, se Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të SHBA-së.

Hardinaj ka shkruar se veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj gjeneralit Soleiman janë mbrojtje jo vetëm për SHBA-të, por, për lirinë dhe demokracinë gjithandej.

“Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën. Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të”, shkroi Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1541003176024091