Për herë të parë pas vrasjes së kandidatit për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, ka folur vëllai i tij, Armend Ademaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij Ademaj ka thënë se vrasja e vëllait të tij u krye nga dora e një atentatori të mafisë politike dhe shumë tradhtarëve. Vrasjen e tij e quan krim politik.
Armend Ademaj thotë se Astrit Ademaj nuk u dorëzua para shantazheve dhe kërcēnimeve të vazhdueshme në betejën e tij elektorale shkruan Gazeta Express.
Teksa shprehet tejet i pikëlluar për vdekjen e vëllait, Armend Ademaj thotë se do të kërkojnë drejtësi për të.