Fjalë Kyçe

Vrasja e mësueses në Angli, shqiptari dorëzohet: E dhunova unë, por s’i mora jetën

Vrasja e mësueses në Angli, shqiptari dorëzohet: E dhunova unë, por s’i mora jetën

Shqiptari Koçi Selamaj, i cili akuzohet për vrasjen e mësueses Sabina Nessa, ka pranuar sulmin ndaj saj, por mohon se ka qenë ai personi që e ka vrarë. Punonjësi shqiptar i akuzuar për vrasjen e mësueses së shkollës, dyshohet se udhëtoi për në Londër nga shtëpia e tij në Eastbourne për të vrarë mësuesen edhe pse nuk e njihte nga më parë.

Por edhe pse shqiptari ka pranuar dhunën ndaj mësueses, ekpertiza ende nuk ka konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes të së resë, por dyshohet se vdekja e saj ka ardhur prej dhunës ekstreme.

Selamaj e ndaloi Nessa-n në një park në Kidbrooke, në jug-lindje të Londrës dhe nisi ta sumonte fizikish, përcjell Dosja.al. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë pikasur shqiptarin që mbante në dorë diçka të gjatë fosforeshente, mjet me të cilin goditi deri në vdekje 28-vjeçaren. Trupin ia mbuloi me gjethe dhe më pas u largua për tu fshehur. Sabina Nessa u gjet më 18 shtator e pajetë.