Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së policit në Zllatar, ku njofton se të gjithë policët që ishin në vendin e incidentit, janë suspenduar.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Me 19.02.2022 lidhur me rastin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion dhe janë arrestuar gjashtë zyrtar policor të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë” njofton policia.
Tutje thuhet se suspendimi i zyrtarëve policorë u bë me rekomandim të Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK).
“Me rekomandim të Inspektoratit policor të gjithë zyrtarëve policor që ishin në vendin e incidentit u është dhënë vendimi për suspendim nga puna”, thuhet në njoftim.