Fjalë Kyçe

Vrasja në Jetmir Aliajt në kazino, Apeli ia vërteton dënimin me burgim të përjetshëm policit Shefki Spahiu

Vrasja në Jetmir Aliajt në kazino, Apeli ia vërteton dënimin me burgim të përjetshëm policit Shefki Spahiu

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burg të përjetshëm për Shefki Spahiun për vrasjen e Jetmir Aliajt.

Apeli ka refuzuar ankesën e parashtruar nga mbrojtja e Shefki Spahiut për vrasjen e Jetmir Aliajt më 17 marsit të vitit 2019 në një kazino në Suharekë duke vërtetuar dënimin me burg të përjetshëm.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.

Shefki Spahiu më 24 shtator të vitit të kaluar ishte dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Prizrenit, ku sipas aktakuzës Spahiu kishte qëndruar në kazino, papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën- pistoletën e markës “Glock” që ishte arma zyrtare, dhe të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa sa i përket veprës penale ‘manipulim me prova’, i akuzuari Spahiu në fillim të gjykimit e kishte pranuar fajësinë.

Ndërsa, lidhur me akuzën e vrasjes, Spahiu kishte deklaruar se i ndjeri Jetmir Aliaj e kishte shërbyer me kafe, dhe ishtes fjalosur me të ndjerin.

“Kam humbur kontrollin dhe vetëdijen, isha i nervozuar dhe ndodhi vrasja, ajo që e pamë në video”, kishte deklaruar i akuzuari Shefki Spahiu.

Vendimi i Gjykatës së Apelit tani mund të kontestohet në Gjykatën Supreme të Kosovës.