Një vrasje e ka tronditur sot fshatin Novosellë të Pejës.
Klan Kosova merr vesh se Bashkim Brahimaj është vrarë nga djali i axhës së tij F.B dhe se motivi i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë një mosmarrvëshje për pronë.
I dyshuari për vrasjen me inicialet F.B është në arrati derisa Policia është duke e vazhduar kërkimin për të.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë rast, përpos që e kanë konfirmuar se i dyshuari ndodhet në arrati.
Sipas burimeve të Klan Kosovës në policinë e rajonit të Pejës në aksionin për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e Brahimajt janë të përfshirë një numër i madh i policëve.
Bashkim Brahimaj, që u vra sot, ishte ish-ushtar i UÇK-së.