Fjalë Kyçe

Vrasja në Prizren, Prokuroria kërkon që të miturit t’i shqiptohet masa e paraburgimit

Vrasja në Prizren, Prokuroria kërkon që të miturit t’i shqiptohet masa e paraburgimit

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj të miturit që dyshohet se ka vrarë një të mitur tjetër të hënën në rrugën “Ylber Fanaj”.

Prokuroria ka bërë me dije se i mituri, tashmë i ndjerë, ishte goditur me thikë në pjesën e majtë të gjoksit. Të dyshuarit e përfshirë në këtë rast thuhet se kanë pasur një armë zjarri dhe dy thika.

“Momentalisht, prokurori kujdestar së bashku me policinë janë duke bërë hetime, për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe për ta zbardhur rastin në tërësi. Trupi i pajetë i të miturit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin.

Të përfshirët e tjerë në këtë rast janë liruar me procedurë të rregullt.

Koha ka raportuar gjatë së hënës se i ndjeri L.B. ishte 15-vjeçar.