Fjalë Kyçe

Vrasja që tronditi kryeqytetin, babai i merr jetën të birit

Vrasja që tronditi kryeqytetin, babai i merr jetën të birit

Vrasja e sotme ka tronditur kryeqytetin, babai dyshohet se ka vrarë djalin e tij për motive akoma të panjohura. Policia dhe të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa Express ka siguruar fotografi nga vendi ku ndodhi krimi.

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Isa Kastrati” në Matiqan të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë. Gazeta Reporteri.net ka mësuar se i qëlluari është një biznesmen i njohur nga Prishtina, Albert Krasniqi.

Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia, të cilët thonë se një person u gjet pa shenja jete në rrugën “Ndue Përlleshi” dhe një person u arrestua. “Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e perdorur ne rast”, thonë Policia duke mos treguar emrin e viktimës.

Por, burime të sigurta i kanë konfirmuar Reporterit se viktima është Albert Krasniqi. Ndryshe, Albert Krasniqi ka qenë i njohur për publikun edhe për martesën që kishte me ish-missin Besa Gashi.