Fjalë Kyçe

Vrasja që tronditi SHBA-në, Gabby Petito u vra 4 javë para gjetjes së trupit, FBI në kërkim të të fejuarit të saj

Vrasja që tronditi SHBA-në, Gabby Petito u vra 4 javë para gjetjes së trupit, FBI në kërkim të të fejuarit të saj

22 vjeçarja Gabby Petito është mbytur, ndoshta tre ose katër javë para të gjendej trupi i saj i pajetë. Lajmi është konfirmuar për mediat amerikane pas përfundimit të autopsisë nga ana e mjekut ligjor.

Ndërkohë FBI është ende duke kërkuar të fejuarin e saj Brian Laundrie,  i cili u rikthye në shtëpi pa atë, pas disa pushimesh të gjata në parqe të ndryshme amerikane.

Trupi i pajetë i vajzës së re u gjet në 19 shtator pranë një zone kampingu jo shumë të frekuentuar përgjatë kufirit të parkut kombëtar Grand Teton, në Wyoming. Nuk është e qartë nëse rezultatet e autopsisë mund të shkaktojnë ngritjen e akuzave të reja ndaj të fejuarit të Petitos./abcnews.al