Tre ditë më parë ka ndodhur një vrasje në tentativë në Gjakovë, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Nga ky incident raportohet se nuk ka të lënduar.
“Gjakovë, 12.02.2021 – 00:10. Dy viktimat femër dhe mashkull kosovarë kanë raportuar se deri sa ishin duke lëvizur me veturë dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, një plumb ka depërtuar brenda në veturë por nuk ka persona të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar nga njësi relevante”.