Vrasje në tentativë në Podujevë, Policia arreston të dyshuarin
Një rasti i vrasjes në tentativë ka ndodhur të mërkurën në Podujevë.
Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin.
“Podujevë 28.05.2025-20:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.