Fjalë Kyçe

Vrau dy motrat në ditën e fundit të vitit, flet Përparim Ademi: Dyshoja se Zhaneta kishte lidhje tjetër

Vrau dy motrat në ditën e fundit të vitit, flet Përparim Ademi: Dyshoja se Zhaneta kishte lidhje tjetër

Është zbardhur dëshmia e Përparim Ademit, 51-vjeçarit, i cili vrau ditën e djeshme dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Ademi është shprehur para grupit hetimor se ai nuk ka patur për qëllim të vrasë motrat, por ato e kanë ofenduar kur kanë qenë duke debatuar.

Ademi ka thënë gjithashtu se ai kishte krijuar lidhje paralele me Zhanetën, pavarësisht se ishte i martuar.

Autori dyshonte se Zhaneta kishte një lidhje tjetër, pasi sipas tij ajo ishte distancuar shumë nga ai.