Fjalë Kyçe

Vrau gruan dhe vajzën njëvjeçare, në fund edhe veten – çifti amerikan u grindën për dy milionë e fituara në lotari

Vrau gruan dhe vajzën njëvjeçare, në fund edhe veten – çifti amerikan u grindën për dy milionë e fituara në lotari

Tiffany Hill dhe vajza e saj njëvjeçare është vrarë nga bashkëshorti, i cili në fund kreu vetëvrasje. Kjo tragjedi ndodhi vetëm nëntë muaj pasi tashmë e ndjera fitoi në lotari dy milionë dollarë.

Dyshja dhe vajza e tyre Leana janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në Kalery të Oklahomas, transmeton Telegrafi.

Policia amerikane ka njoftuar se John Donato ka vrarë gruan dhe vajzën, para se të kryente vetëvrasje, shkruan The Sun.

Hill dhe Donato mbetën të vdekur në vendin e ngjarjes, derisa vajza e vogël është dërguar me urgjencë në spitalin e Dallasit – por nuk pati as ajo shpëtim.

Hill kishte fituar dy milionë dollarë në lotarinë e Kalifornisë në nëntor të vitit të kaluar, pasi bleu një tiketë gërvishtëse që i solli fat. E pas kësaj u shkurorëzua nga Donato me të cilin kishte edhe tre fëmijë tjerë.

Në momentet tragjike në shtëpi kishin qenë edhe tre fëmijët e tjerë, por se ata nuk janë lënduar. Në anën tjetër, avokati i familjes Theresa McKigh ka thënë për KXII se paratë e fituara në lotari kishin qenë shkak t’i një grindje të çiftit.

Anëtarët e familjes Hill, kanë thënë se 31-vjeçarja kishte dashur të ik nga Donato i cili e keqtrajtonte. Madje ajo planifikonte të “arratiset” nga martesa që i kishte ardhur në maje të hundës.