Dy vajza të reja aktore që po performonin në Teatrin e Mariupolit përpara bombardimeve shkatërruese ruse të qytetit të tyre kanë vdekur, thotë këshilltari i kryebashkiakut Petro Andryushchenko.
“Lufta merr më të mirët. Dy vajza, dy aktoret e vogla simpatike Elizaveta dhe Sonya, vdiqën në Mariupol”, tha ai në shërbimin e mesazheve Telegram, shkruan BBC.
Ato të dy kishin luajtur rolin e Lucyt, një personazh në përrallën e famshme “The Lion, the Witch and the Wardrob”, një nga përrallat klasike të fëmijëve në “The Chronicles of Narnia” të CS Lewis.
Një sulm ajror rus më 16 mars shkatërroi teatrin – një incident i dënuar gjerësisht si një krim lufte. Deri në 300 civilë vdiqën, ndërsa qindra – kryesisht gra dhe fëmijë – ishin strehuar në bodrum në atë kohë.
Nuk dihet nëse dy aktoret kanë vdekur në atë sulm.
Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët dhe pretendon – pa prova – se Ukraina e sajoi atë dhe incidente të tjera. Pjesa më e madhe e Mariupolit qëndron në rrënoja pas javësh granatimesh ruse.
Andryushchenko e përshkruan si “simbolizëm të trishtuar” faktin që Lewis vendosi “The Lion, the Witch and the Wardrob” në sfondin e bombardimeve gjermane të Londrës në vitin 1940 – Blitz.
“Ne kurrë nuk do t’i harrojmë engjëjt e talentuar” shkroi Andryushchenko, duke bërë thirrje për hakmarrje kundër “pushtuesve”.