Fjalë Kyçe

Vritet një person në Elbasan, partitë po shpërndanin para në këmbim të votave

Vritet një person në Elbasan, partitë po shpërndanin para në këmbim të votave

Është vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani në Elbasan. Sipas burimeve paraprake shkak i ekzekutimit të tij është bërë një debat pasi disa përfaqësues të partive politike ishin duke shpërndarë para në këmbim të votave.

ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku u ekzekutua Pjerin Xhuvani. Ndërkohë mësohet se ka pasur një përplasje me armë zjarri mes disa personave ndërsa plumbat kanë lënë të vdekur Xhuvanin.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie.