Fjalë Kyçe

Vuçiq: Edhe nëse bëhem Robin Hood’i evropian, do të fus ilegalisht mallra në Kosovë

Vuçiq: Edhe nëse bëhem Robin Hood’i evropian, do të fus ilegalisht mallra në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia po përdor rrugë malore si alternativa për të dërguar mallra në veri të Kosovës, në mënyrë që të shmangin taksën 100%.

Vuçiq para gazetarëve sot ka theksuar se Serbia do të vazhdojë të dërgojë kamionë furnizues nëpër rrugët malore, që shpesh herë përdoret nga kontrabandistë në mënyrë që mallrat të arrijnë tek destinacioni i caktuar.

“Ne do të bëjmë çfarëdo që të jetë e mundur për të dërguar ushqimin, pijet dhe barnat te populli ynë. Edhe nëse unë bëhem një Robin Hood famëkeq evropian, si Vuçiqi i çmendur që dërgon ushqim e ujë nga pylli”, ka deklaruar presidenti serb.

Dyqanet në veri janë mbyllur për dy ditë si shenjë proteste ndaj taksës që i ka vënë Serbisë. Qeveria e Kosovës hapi pika shitëse në komunat veriore ku qytetarët serbë të Republikës së Kosovës dhe pas dështimit të ‘krizës humanitare’, dyqanet u hapen. /Express/