Fjalë Kyçe

“Vuçiq është kukull që kontrollohet nga Putini”

“Vuçiq është kukull që kontrollohet nga Putini”

Profesorët e Universitetit të Prishtinës, tregojnë për synimin e Rusisë dhe për ndikimin që ajo mund ta ketë në zgjedhjet e prillit të Serbisë në Kosovë.

Panelistët në konferencën “The Geopost” me temën “Ndikimi rus në Ballkan-Kriza në Ukrainë”, thanë se Vuçiq kontrollohet nga Putini.

Ibrahim Gashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, tha se Rusia përmes nënshtrimit të Ukrainës, tenton të testojë reagimet e NATO-s në mbrojtje të vendeve tjera aleate.

“Cenimi i një pjese të territorit të Ukrainës, pushtimi i dytë i Ukrainës dhe imponimi i një qeverie kukullm e cila mund të qeverisë nën asistencën e kontingjentit të forcave ushtarake ruse atje, përmes nënshtrimit të Ukrainës të testojë reagimin e perëndimit dhe të NATO-s në mbrojtje të vendeve aleate, anëtarët e NATO-s në Evropën lindore me theks të veçantë republikat baltike, nënshtrimin e Ukrainës duhet ta shfrytëzoje për krijim e ndonjë aleance të re ushtarake me ish-republikat e ish-bashkimit sovjetik si kundërvënie e aleancës së NATO-s. Dhe skenari më imagjinar përpjekja e nënshtrimit të Ukrainës të shërbejë si uverturë e planit për rikthimin e një kreature shumë kombesh, siç ishte Bashkimi Sovjetik”, theksoi Gashi, transmeton KP.

Edhe profesori, Arben Hajrullahu tha se kjo gjendje mund të ndikojë në zgjedhjet e Serbisë të cilat do të mbahen në muajin prill.

“Kosova nuk është shtet anëtare e OSBE-së, jo për shkak të mosinteresimit për mos më qenë pjesë e OSBE-s, por për shkak bllokimit të suksesshëm që ia bën Serbia anëtarësimit edhe në Kombet e Bashkuara, por edhe në OSBE apo edhe në organizatat e tjera pan evropiane… Në qoftë se tentohet të ushtrohet presion ndaj një pale që ka kapacitete më të pakta, siç është Republika e Kosovës, që të lejon diçka të këtillë që të vazhdohet më atë që është quajte si praktikë e mbajtjes së zgjedhjeve Serbisë në Kosovë, rezultati është ky: do të kemi një mbështetje lideri autoritar që është Vuçiq, i cili pak a shumë është një lloj kukulle, ajo që kontrollohet nga Putini”, deklaron ai.

Kontribuuesi në “Geopost” nga Shkupi, Xhelal Neziri tregon se mediat luajnë rol të veçantë në informimin dhe se të njëjta përkufizojnë shtetin rus si shtet municion për Maqedoninë e Veriut.