Fjalë Kyçe

Vuçiq: Na presin biseda të vështira me Kosovën

Vuçiq: Na presin biseda të vështira me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se dialogu me Kosovën është një prej detyrave më të rëndësishme që ka në të ardhmen.

Sipas kreut të shtetit serb bisedimet me palën kosovare janë shumtë vështira, derisa shton se politika e jashtme e Serbisë zhvillohet në drejtim të ruajtjes së paqes dhe përparimit ekonomik.

“Unë mendoj se detyra jonë më e rëndësishme në periudhën e ardhshme është dialogu i vështirë me Kosovën. Unë asnjëherë nuk i kam ikur përgjegjësisë”, ka thënë Vuçiq, shkruan Kosovo Online.

Ai gjithashtu ka thënë se kushtet në të cilat po zhvillohen bisedimet janë të vështira.