Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova do të jetë një prej temave në takimin me presidentin rus, Vlladimir Putin, gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd më 17 janar.
Vuçiqi, gjatë një intervistë në televizionin pro-qeveritar “Studio B”, ka thënë se nuk beson që Kosova do të heq taksën ndaj mallrave serbe dhe se Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj punojnë bashkë.
I pyetur nëse amerikanët do t’i bashkohen BE-së në dialogun mes Kosovës e Serbisë, Vuçiqi tha: “Nëse hyjnë amerikanët, përse të mos hyjë edhe Moska”.
“Natyrisht se amerikanët do të pyeten, do të pyetet edhe Rusia, por se kush do të hyjë në bisedime varet nga ne dhe shqiptarët”, sqaroi Vuçiqi.