Fjalë Kyçe

Vuciq: Nuk e pranojmë Kosovën, atë film nuk do ta shihni

Vuciq: Nuk e pranojmë Kosovën, atë film nuk do ta shihni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, përsëriti fjalinë e zakonshme të tij se nuk ‘pranon që Serbia të mos fitoj asgjë’ e tjerët t’i fitojnë të gjitha, ‘atë film nuk do ta shohin’ tha ai.

Ai shtoi se asnjë temë nuk përjashtohet por duke caktuar si cak Kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinajn, tha se kosovarët mos të harxhohen kot për udhëtimin në Washington pasi nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Vucic në televizionin serb Tv Pink deklaroi kur u pyet të komentoj deklaratën e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që Kosova do të shkoj në Washington të siguroj njohjen e Kosovës nga Serbia, ishte ironik dhe fyes.

“Nëse këto janë pritjet e Ramushit, ai menjëherë le të kthejë aeroplanin e tij, mos të shpenzoj kerozinë far. Ne po nisemi për Washington për bisedime të rëndësishme, e atë skenar që ata t’i fitojnë të gjitha, e ne asgjë, atë film nuk kanë për ta parë. Megjithatë, gjithçka është e mundshme. Derisa unë të jem me vetëdije dhe me aftësi të mendimit racional kjo nuk do të ndodhë” theksoi Vucic me ironi.

Ai u shpreh edhe për çështjen e rrugës Deçan-Plavë dhe kur tha se Serbia do të këmbëngulë të mbrojë shenjtëritë serbe në Kosovë por e sheh të vështirë, pasi nuk ka pushtet real në terren. Sipas tij ky problem do të zgjidhet duke theksuar atë para bashkësisë ndërkombëtare.