Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se “sapo të hiqet taksa”, Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut me Kosovën.
Ai këto komente i bëri pas takimit më të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
“Kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë – që nuk është kurrë e lehtë për ne – por unë jam i kënaqur që Richard Grenell është aq i vendosur për heqjen e taksës”, ka shkruar Vuçiq në rrjetin social Instagram.
https://www.instagram.com/p/B8hB3K3pDYa/?utm_source=ig_web_copy_link