Presidenti serb Aleksander Vuçiq është takuar me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas në Beograd.
Vuçiq ka thënë pas takimit se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën në mënyrë që të arrihet një kompromis mes palëve, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Kryediplomati gjerman ka thënë sot në Beograd se është i vetëdijshëm që procesi i normalizimit me Kosovën nuk është i lehtë por beson që i kontribon zhvillimit ekonomik, dhe se Gjermani përkrah procesin e dialogut dhe emisarin Lajcak që ndërmjetëson këtë proces.
Maas ka qëndruar dje në Prishtinë dhe në konferencën për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se është e qartë që njohja e Kosovës nga Serbia është njëri nga elementet marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
“Sa i përket dialogut, natyrisht që njohja e Kosovës do të jetë një nga elementet e zgjidhjes përndryshe nuk do të realizohet dhe përtej kësaj nga të dy anët kjo është normale në dialogjet për normalizim ku edhe ka kompromise dhe nuk dua të tërheq linja të kuqe mirëpo e di që përshkak të rrethanave historike do të jetë e vështirë, unë dëshiroj që në fund të procesit të gjejmë zgjidhje dhe dy palët duhet të gjejnë gatishmëri për kompromise”, tha Maas dje.