Fjalë Kyçe

Vuçiq pas takimit: Serbia nuk kishte kushte përpos që taksa të hiqet

Vuçiq pas takimit: Serbia nuk kishte kushte përpos që taksa të hiqet

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor ka folur në një konferencë për media.

Vuçiq ka thënë se nuk ka asnjë lëvizje të re nga takimi i sotëm dhe se një takim tjetër do të mbahet më 1 korrik më ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, transmeton lajmi.net.

“Fjala e fundit e këtij samiti ishte që të vazhdojnë bisedimet në një format të ngushtë me ndërmjetësimin e BE-së, Gjermanisë dhe Francës në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të vazhduar dialogun”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur asgjë përfundimtare dhe se për asgjë nuk është votuar.

Vuçiq ka falënderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Macronin duke thënë se ata ishin shumë racional, serioz dhe të përgjegjshëm.

Në fund, ai ka thënë se Serbia nuk kishte kushte përpos që taksa të hiqet.