Sot në Beograd është duke u mbajtur Forumi i Sigurisë 2020, ku në panel kanë marrë pjesë kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në fjalën e tij hyrëse, Vuçiq duke aluduar në asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka thënë se duhet implementuar çdo gjë që është nënshkruar deri tani nga pala kosovare dhe ajo serbe, njofton Klan Kosova.
“Nëse më pyesni nëse do të jetë e lehtë, ne i dëgjojmë shqiptarët nga Prishtina duke thënë se ‘ne jemi duke e pritur njohjen nga Serbia, pastaj ne do ta njohim Serbinë, por nuk funksionon kështu”.
“Është shumë më e komplikuar. Nëse na pyetni neve, ne mendojmë se duhet ta ndërrojmë atmosferën – ne duhet të implementojmë gjithçka që është nënshkruar”.
“Duke filluar me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe kështu gradualisht të ndryshohet atmosfera”.