Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se po presin që më 14 apo 15 gusht të “hapet dhunshëm” ura mbi lumin Ibër.
Vuçiq ka thënë se “skenarët e përgatitur s’do të funksionojnë”.
Ai ka shtuar se ka besim se “KFOR-i do ta kryejë punën e vetë”.
“Më 14 apo 15 gusht presim hapjen e dhunshme të urës në Kosovë e M., do të përpiqen të imponojnë disa liderë të rinj serbë, t’i potretizojnë si trima edhe pse nuk janë, e të cilët do të mundohen t’i ndajnë nga Beogradi dhe pastaj të bien dakord me Kurtin se si të bëhen shërbëtorë të tij, ndërsa në fakt punojnë për interesa të huaja. Më lejoni t’u them menjëherë se nuk do të funksionojë, dhe se kemi respekt për KFOR-in dhe besojmë se do ta kryejë punën e vetë”, ka thënë Vuçiq në adresim publik, transmeton “B92”.