Katër ditë para se të shkojë në Washington, kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Serbia është bërë shteti i parë evropian, i cili mbajti zgjedhje, pas izolimit si pjesë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit, tre muaj më parë.
Edhe në këto zgjedhje parlamentare pritet fitorja e partisë udhëheqëse. Por përgatitjet për zgjedhje ngjallën reagime të ashpra në vend, rajon e përtej, ngase pritej që në këto zgjedhje të merrte pjesë edhe Dragan Vasilkoviq, i njohur si ‘Kapetan Dragani’, i dënuar me 13 vjet burgim për krime lufte, raporton KOHA.
Ish-komandanti paramilitar ishte liruar nga burgu në Kroaci pasi shërbeu dënimin e tij dhe planifikonte të garonte për ulëse në Kuvend, por kjo, megjithatë, nuk ndodhi.
Vendvotimet, për dallim nga herët e shkuara, ishin të pajisura me maska dhe dezinfektues duarsh, për nevojat e 6.6 milionë votuesve në Serbi, shumica e të cilëve, megjithatë, e kanë shmangur daljen në votim kryesisht shkaku i frikës nga infektimi i mundshëm me koronavirus.
Sipas monitoruesve të pavarur të zgjedhjeve dhe Komisionit Zgjedhor, në zgjedhjet parlamentare serbe deri në orën 15 kishin dalë për të votuar rreth 30 për qind e votuesve.
Por dalja e ulët në zgjedhje nuk është goditur vetëm nga pandemia, por edhe nga thirrjet për bojkot të disa partive opozitave, e që argumentojnë se zgjedhjet nuk janë të lira e të drejta shkaku i qëndrimeve të ashpra të presidentit Aleksandar Vuçiq ndaj mediave.
Por votuesit serbë tashmë tradicionalisht përkrahin përpjekjet e presidentit që ta anëtarësojë vendin në BE, derisa njëkohësisht ruan raportet e mira me Kinën dhe Rusinë.
Sidoqoftë, qeveria e ardhshme serbe do të ballafaqohet me rritjen e presionit nga BE-ja dhe SHBA-ja të normalizojë raportet me Kosovë, ndryshe proces i parë si kryesori për stabilitet në rajon.
Sipas sondazheve të fundit, konservatorët e Vuçiqit të mbledhur rreth Partisë Përparimtare Serbe mund të fitojnë deri në 50 për qind votash në këto zgjedhje, të nxitura edhe me kënaqësisë që qytetarët e kishin se si autoritetet janë ballafaquar me pandeminë.
Partia Socialiste e ministrit aktual të Jashtëm, Ivica Daçiq, pritet të renditet e dyta. Partia opozitare, Aleanca Patriotike Serbe, e udhëhequr nga Aleksandar Shapiq, prefekt i Beogradit të Ri, ndryshe komuna më e banuar në vend, parashihet të renditet e treta.
Vetë Vuçiqi nuk merr pjesë në këto zgjedhje, por partitë opozitare e kanë akuzuar shpesh se është duke e shfrytëzuar pozitën e presidentit për të promovuar partinë e tij.
“Unë besoj në tregimin e suksesit. Besoj në rezultate të mirë. E shoh se njerëzit prisnin në radhë të gjata për të votuar. Andaj pres edhe dalje më masive në zgjedhje, dhe them se kjo është e rëndësishme edhe për mua si president, por edhe si kryetar i partisë që njerëzit të vlerësojnë punën tonë, sepse përgjatë 4 vjetëve të shkuara kemi punuar për të ardhmen”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.
Serbia, me 7.2 milionë banorë ka raportuar më shumë se 12 mijë të infektuar me COVID-19 dhe 260 banorë kanë vdekur nga pandemia. Por ishte shteti i parë evropian që hapi kufijtë dhe hoqi izolimin.
Por, përveç raportimit për vizitën që do të ketë në Shtëpinë e Bardhë, Hoti këtë të martë është i ftuar për të raportuar edhe për heqjen e reciprocitetit.
E këto dy çështje nuk janë të vetmet për të cilat do të diskutojnë deputetët e legjislaturës së shtatë. Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, zgjedhja e kandidatëve për komision e borde e zëvendësimi i deputetëve, janë vetëm disa prej tyre.
Mbajtja e disa seancave brenda ditës, si dhe shqyrtimi i disa çështjeve brenda një seance, janë duke u kritikuar nga shoqëria civile. Allen Meta nga organizata Demokraci për Zhvillim është skeptik në efikasitetin që mund të kenë seancat në këtë formë.
Në anën tjetër, monitoruesit e Kuvendit thonë se Kryesia e Kuvendit duhet të ketë kujdes që të mos i përsërisë gabimet e legjislaturës së kaluar, për seancat e ngarkuara e dështimin e tyre, raporton KOHA.
“Seancat që janë paraparë të mbahen të martën kanë në agjendë çështje që kërkojnë trajtim urgjent, në njërën anë ratifikimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare dhe në anën tjetër është raportimi i kryeministrit Hoti për rifillimin e dialogut dhe takimin e 27 qershorit në Uashington. Duke qenë se këto ditë po mbahen edhe punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që këtë vit e kryeson Kuvendi i Kosovës, ky aktivitet e ka ngarkuar edhe më shumë agjendën e Kuvendit pasi që të mërkurën edhe mbahet sesioni i 7-të plenar i Asamblesë Parlamentare të SEECP-së”, ka thënë Agnesa Haxhiu, hulumtuese në KDI.
“Për pesë marrëveshjet ndërkombëtare, caktimi i seancës për të martën lidhet me përmbushjen e afateve procedurale që i parasheh Rregullorja e punës, që ishte edhe arsyeja se pse nuk u shqyrtuan në seancën e kaluar, meqë kërkohej shmangie, e këtë nuk e mbështetën partitë opozitare. Ndërkaq, sa i takon raportimit të kryeministrit Hoti, edhe interpelanca për çështjen e reciprocitetit, edhe raportimi për takimin e 27 qershorit janë vendosur në agjendën e seancës të së martës. Kjo mund të ndryshojë vetëm nëse kryeministri deri atëherë kërkon zyrtarisht nga Kuvendi caktimin e një date tjetër për të raportuar dhe kërkesa e tij mandej shqyrtohet nga Kryesia dhe vendoset për një seancë tjetër”, ka thënë tutje ajo.
Seanca në të cilën pritet të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Derisa ajo e rregullta, në të cilën mund të futet edhe interpelanca për reciprocitetin, por edhe raportimi i Hotit për vizitën në Washington, pritet të fillojë një orë më pas Serbia është bërë shteti i parë evropian, i cili mbajti zgjedhje, pas izolimit si pjesë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit, tre muaj më parë.
Edhe në këto zgjedhje parlamentare pritet fitorja e partisë udhëheqëse. Por përgatitjet për zgjedhje ngjallën reagime të ashpra në vend, rajon e përtej, ngase pritej që në këto zgjedhje të merrte pjesë edhe Dragan Vasilkoviq, i njohur si ‘Kapetan Dragani’, i dënuar me 13 vjet burgim për krime lufte, raporton KOHA.
Ish-komandanti paramilitar ishte liruar nga burgu në Kroaci pasi shërbeu dënimin e tij dhe planifikonte të garonte për ulëse në Kuvend, por kjo, megjithatë, nuk ndodhi. Vendvotimet, për dallim nga herët e shkuara, ishin të pajisura me maska dhe dezinfektues duarsh, për nevojat e 6.6 milionë votuesve në Serbi, shumica e të cilëve, megjithatë, e kanë shmangur daljen në votim kryesisht shkaku i frikës nga infektimi i mundshëm me koronavirus.
Sipas monitoruesve të pavarur të zgjedhjeve dhe Komisionit Zgjedhor, në zgjedhjet parlamentare serbe deri në orën 15 kishin dalë për të votuar rreth 30 për qind e votuesve. Por dalja e ulët në zgjedhje nuk është goditur vetëm nga pandemia, por edhe nga thirrjet për bojkot të disa partive opozitave, e që argumentojnë se zgjedhjet nuk janë të lira e të drejta shkaku i qëndrimeve të ashpra të presidentit Aleksandar Vuçiq ndaj mediave.