Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu drejtua publikut me rastin e “situatës aktuale në Kosovë”. Presidenti serb ka theksuar se ka biseduar me kongresistin amerikan Eliot Engel, i cili është një prej protagonistëve kryesor i pavarësisë së Kosovës.
“Shpresoj se mesazhet e Eliot Engelit në Prishtinë do të kontribuojnë në krijimin e kushteve për vazhdimin e dialogut”, ka thënë sot Aleksandar Vuçiq pas bisedës në Beograd me kongresistin amerikan.
Vuçiq ka thënë se Engel i ka thënë se “ajo që është miku i madh i shqiptarëve nuk do të thotë se nuk dëshiron të jetë miku i madh edhe i serbëve”.
“Shpresoj se në të ardhmen edhe këtë do të shohim”, ka thënë Vuçiq në konferencën e jashtëzakonshme për gazetarë me rastin e insistimit për furnizim me prodhime serbe veriun e Kosovës.
Vuçiq ka theksuar se biseda ishte shumë e vështirë, por se me vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, do të zvogëlohen tensionet, dhe ka shtuar se “është krenarë me njerëzit e tij në Kosovë”.