Fjalë Kyçe

Vuçiq takon të dyshuarin për përfshirje në rastin e Ivanoviqit

Vuçiq takon të dyshuarin për përfshirje në rastin e Ivanoviqit

Presidenti serb , Aleksander Vuçiq është takuar sot me përfaqësuesit e Listës Serbe.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojicic, i cili nga organet e drejtësisë kosovare është ndërlidhur me vrasjen ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, transmeton lajmi.net.

Takimi Vuçiq- Radojiçiq vjen në një kohë kur institucionet serbe pretendonin se janë të gatshme të ofrojnë mbështetje në hetimet për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit.

Në këtë takim, Vuçiq u ka bërë thirrje serbë që mos t’i bashkohen ushtrisë së Kosovës.

“Ata kanë shpallur konkurse për Ushtrinë e Kosovës gjegjësisht ushtrinë shqiptare e sidomos për këtë po insistojnë në Anamoravë nëpër fshatrat serbe, prej Kuscit të Epërm deri në Novobërdë, prej Pajsanit, Parteshit, Budrigës së Poshtme dhe fshatra tjera. Duan të mbledhin sa më tepër serbë për Ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiq për “TV Përva”.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar fletëarrest për Radojiçiqin.

Fletëarresti pritet të bëhet ndërkombëtar pas procedurave.