Fjalë Kyçe

Vuçiq thotë se do ta kenë më vështirë me Albright në dialog

Vuçiq thotë se do ta kenë më vështirë me Albright në dialog

Ekspertët ndërkombëtar të politikës, profesorët Richard Caplan dhe Daniel Serëer, ditë më pare deklaruan se mos zbatimi i marrëveshjeve nga Kosova dhe Serbia nuk është diçka e re.

Sipas tyre, ish sekretarja amerikane, Madeleine Albright është një diplomate serioze dhe e respektuar që ka njohurit e duhura për rajonin e Ballkanit dhe një përfshirje eventuale e saj do ta ndihmonte procesin.

Lidhur me këtë, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai e ka përshkruar Albright si njeri me peshë brenda Partisë Demokratike në SHBA, duke shtuar se ajo do të kishte ndikim të madh bisedimet Prishtinë-Beograd.

“Ne do t’i mbrojmë dhe do të luftojmë për interesat tona, do të jetë e lehtë për ne. Kjo është e gjitha që mund të them. Puna jonë është që t’i mbrojmë njerëzit tanë në Kosovë, dhe për të qenë i inert edhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së Serbisë”, ka shtuar Vuçiq për N1.

Ndërkaq, janë bërë më shume 10 vite, qe kur ka filluar procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve.