Duke nisur një fushatë popullore, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është ndalur në Jug të vendit, ku ka përjashtuar mundësinë që Bujanovci t’i kalojë shqiptarëve.
Duke komentuar zërat për një lëvizje të tillë, Vuçiq i ka quajtur ato “qesharake”.
“E ardhmja e Serbisë”, në këtë fushatë është nisur ta kërkoj përgjigjen në takim me popullin në vizita në tërë vendin. Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, është nisur drejt jugut dhe në një nga vendet ku ka ndaluar ka qenë Bujanovci, ku jetojnë shqiptarët dhe serbët.
Në një kafene të vogël ka biseduar me disa qytetarë, të tjerët ngelën jashtë. Aty ka pyetur për të gjitha fabrikat e mbyllura me dry dhe mundësi për rimëkëmbjen e shtetit që prej vitesh ishte gjunjëzuar në luftë. Vuçiç u tha qytetarëve se nuk duhet të brengosen pasi shteti është me ta.
Aleksandër Vuçiq: “Çfarë mendojnë njerëzit, se do ta japim ne Bujanocin? Ju lutem, kjo është qesharake. Njerëzit kanë frikë sepse nuk kanë punë dhe kjo është e rëndësishme. Duhet të bëjmë diçka që njerëzit këtu të ndjehen në vendin e tyre dhe jam këtu për t’i dëgjuar”.
Shqiptarët nuk treguan interesim për arritjen e presidentit në qytetin e tyre. Në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve thonë se nuk janë informuar për takimin, por nuk kanë pritje.
Ragmi Mustafa, Këshilli Kombëtar Shqiptar: “Unë besoj se organet e shtetit e dinë gjendjen. Ata e mbajnë në gjendje diskriminuese Preshevën dhe ne kemi probleme me çështjen e punësimit, njohjes së diplomave, shpopullimin e kështu me radhë”.
Edhe serbët që dolën për ta pritur presidentin që kishte ardhur nga Beogradi, mendojnë se problem është ekonomia. Pyetjet e shumta nuk arritën t’ia drejtojnë, por një pjesë e tyre besojnë se nëse dikush mund të zgjidh problemet.