Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë që të jenë në gjendje gatishmërie të lartë pas ngjarjeve në Ukrainë.
Njohja e “pavarësisë” së dy rajoneve brenda Ukrainës dhe futja e trupave ruse në territorin ukrainas në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ka bërë që edhe aleati i tij në Ballkan të aktivizohet.
Vucic ka vendosur në gatishmëri ushtrinë dhe policinë e vendit, raportojne mediet serbe të afërta me Vucicin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar para pak çastesh ministrin rus të Mbrojtjes, “që të sigurojë paqe” në Donetsk dhe Luhansk.
Madje raportohet se ka filluar futja e trupave ruse në dy rajonet, që disa orë më parë edhe zyrtarisht Kremlini i njohu si shtete të pavarura, përcjell express.
Në momentet që Putin po shpjegonte arsyet se pse ka vendosur të nënshkruaj dekretin për njohjen e këtyre dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, një konvoj ushtarak – pra me autobusë dhe tanke është shfaqur.
Kujtojmë që tashmë gjenden afër 200 mijë ushtarë rusë përgjatë vijës kufitare me Ukrainën, që prej muajsh janë në gjendje gatishmërie dhe sipas agjencive amerikane të inteligjencës, Putin mundet çdo çast të urdhërojë pushtimin e Ukrainës.