Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka shfrytëzuar edhe njëherë rastin të viktimizohet tek fuqitë e mëdha botërore.
Kësaj radhe në Munih të Gjermanisë ku po mbahet edhe konferenca e Sigurisë dhe po marrin pjesë liderë e përfaqësues të shteteve nga e gjithë bota, shkruan lajmi.net.
“Unë nuk e kuptoj dhe nuk mund të lavdëroj atë që po ndodh në Kosovë dhe çfarë duan politikanët atje, sepse japin deklarata të ndryshme çdo ditë. Unë nuk mund të kuptoj politikën e shqiptarëve”, është shprehur Vuçiq.
Vuçiq duke ironizuar është shprehur se shqiptarët nuk kanë fare kontakt me realitetin dhe nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në rajon.
“Çdo ditë, kur lexoj deklaratat e tyre, nuk e di se çfarë është politika e tyre, çfarë ata duan. Askush nuk e di, përveç se ne e dimë se Serbia dëshiron të bëjë gjithçka që të gjithë në fund të ndahen të kënaqur”, ka vazhduar më tutje Vuçiq.
Ai këto komente i ka bërë pas takimit me ministrin e jashtëm gjerman, Haikos Mass, i cili gjithashtu u takua me Thaçin dhe Hoxhajn para se të takohej me Vuçiqin, ndërsa këtij të fundit Mass i tha se i kupton shumë mirë politikat e Kosovës.
“Dhe kur flasin për ndryshimin e kufirit, ata po flasin për ndryshimin e kufirit të një Kosove të pavarur, të cilën ata nuk e lejojnë”, tha Vuçiq.
Vuçiq gjithashtu duke komentuar ndryshimin e kufijve është shprehur se duhet të bëhet kujdes në mënyrë që të ruhet paqja.
Ai gjithashtu ka shtuar se: “Kosova duhet të kuptojë se ajo që pretendojnë politikanët atje, janë ëndrra, duhet t’i ngadalësojnë kërkesat e tyre, të mendojnë seriozisht dhe të vijnë në bisedime”, shtoi në fund Vuçiq.
Presidenti i Serbisë u shpreh se edhe sonte do të jetë i përkushtuar në mbrojtjen e Serbisë