Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic e priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, të cilit ju ankua për çka mundi rreth Kosovës, aksionin e djeshëm të policisë në Mitrovicë e Veriut dhe ‘helmimin’ gjatë numërimit të fletëvotimeve, transmeton Gazeta Metro.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic e priti në takim Ministrin sllovak Lajcak, që njëkohësisht kryeson OSBE’në dhe tema kryesore e Vucic ishte ankesa ndaj Kosovës dhe veprimtaria e saj në veri të Kosovës, që Vucic u ankua se gjoja po shkaktojnë tensionim të situatës.
Presidenti serb Vucic i shprehu brengën e tij të madhe për shkak të ndodhive në veri të Kosovës e paralajmëroi se Prishtina me veprime të njëanshme dhe të paprovokuara po shkakton tension dhe përkeqësim të gjendjes së sigurisë.
Vucic u ankua dhe pretendoi për manipulim me rastin e gjoja helmimit gjatë numërimit të fletëvotimeve që kishte ndodhur vetëm ndaj shqiptarëve, duke e përsëritur edhe një herë dyshimin e tij dhe ankesën duke pyetur se cili helm vepron në bazë të etnisë. Presidenti serb shtoi se kërkon që të bëhet një hetim gjithëpërfshirës për këtë rast, njoftoi Shërbimi për bashkëpunim me media i Presidentit serb.
Shefi i Diplomacisë Sllovake, Miroslav Lajcak, tha se Ballkani Perëndimor është qendër të vëmendjes të kryesisë së OSBE dhe se me kujdes të shtuar po e vëzhgon gjendjen në Kosovë.
Dje policia e Kosovës kishe ndërmarrë një aksion policor me qëllim të arrestimit të dy të dyshuarve në rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic.