Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se “Platforma e Kosovës e orientuar kundër dialogut, krijon pozicionin më të vështirë për arritjen e marrëveshjes Serbi – Kosovë”, transmeton Koha.net.
Duke folur rreth Platformës, ai ka thënë se Ushtria e Serbisë është e gatshme të kryejë të gjitha detyrat që i jepen.
“Secili që e do paqen dhe serbët në Kosovë, duhet të jetë i shqetësuar. Ushtria e Serbisë do ta përmbushë çdo urdhër të komandantit suprem “, citon FoNet të ketë thënë Vulin.
Në Serbi ka filluar trajnimi ushtarak 15 ditësh i personave që e kanë kryer shërbimin ushtarak.