Fjalë Kyçe

Vushtrri: Kërcënohen me armë dy zyrtarë

Vushtrri: Kërcënohen me armë dy zyrtarë

Dy zyrtarë të Agjensionit kosovar për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronave janë kërcënuar me armë zjarri nga një person.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Miraqë të Vushtrrisë.

 “I dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia,