Tetë persona janë ndaluar sot nga Policia e Kosovës në Vushtrri.
Ata ishin duke e fotografuar kalanë e qytetit, dhe për nevoja të verifikimit ata janë shoqëruar në Stacionin Policor.
Kështu bëri të ditur për Klan Kosova, Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
Zahiti tha se persona e ndaluar janë shtetas të Serbisë.
“Policia në Vushtrri, sot në orët e mesditës te Kalaja e qytetit ka hasur në disa persona që po fotografonin kalanë e qytetit. Për nevoja të verifikimit janë shoqëruar në Stacion Policor tetë persona shtetas të RS Serbisë, Lidhur me veprimet është njoftuar prokurori ku pas verifikimit të nevojshëm personat janë liruar”.