Fjalë Kyçe

Vushtrri: Tre vjeçari bie nga kati i dytë i një objekti, dërgohet në QKUK

Vushtrri: Tre vjeçari bie nga kati i dytë i një objekti, dërgohet në QKUK

Një tre vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një objekti në Vushtrri.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Fëmija ka pësuar lëndime si pasojë që ka rënë nga kati i dytë i një objekti, të njëjtin e kanë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”.

Zahiti theksoi se hetuesit policor po merren me rastin dhe me sqarimin e rrethanave se si ka ndodhur ngjarja.