Fjalë Kyçe

Vushtrria humb ndeshjen në tavolinë dhe zbret në fundin e tabelës

Vushtrria humb ndeshjen në tavolinë dhe zbret në fundin e tabelës

Klubi i futbollit Vushtrria e ka humbur me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen ndaj Vëllaznimit, rivalit për mbijetesë në Ligën e Parë (Kategoria e Dytë) e Kosovës.

Vendimi i Komisionit të Garave është bërë publik të martën në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Ndeshja Vushtrria – Vëllaznimi i ka takuar xhiros së 23-të të Ligës së Parë Grupit A. Vushtrria e humbi ndeshjen në tavolinë për shkak se angazhoi lojtarin Drilon Fazliu, i cili kishte katër kartonë të verdhë.

“Pas verifikimit të protokolleve zyrtare të ndeshjeve, KG ka vërtetuar se lojtari i lartcekur ishte i ndëshkuar me katër (4) kartonë të verdhë, në javën e 1, 14, 17 dhe 22-të, për çka është dashur të pushojë në javën e 23-të, andaj KG konstatoi se kemi shkelje të nenit 56, paragrafi 1 të Propozicioneve të Garave dhe neni 76, paragrafi 1, pika 2 të Rregullores së Garave, prandaj ankesa APROVOHET si e bazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Vëllaznimi”, thuhet në arsyetimin e KG të FFK-së. Vushtrria tash ndodhet në vendin e fundit me 20 pikë, ndërsa Vëllaznimi ngritët në vendin e tetë me 23 pikë pas 23 xhirosh.

Ndërkohë ndaj Vushtrrisë dhe futbollistit të saj Fazliut është edhe në procedurë disiplinore nga Komisioni Disiplinor. KD-ja ka hapur procedure edhe ndaj trajnerit të Arbërisë, Arbnor Morina për reagime dhe akuza ndaj gjyqtarit kryesor. Morina pretendonte se gjyqtari e dëmtoi klubin e tij në ndeshjen Arbëria – Ballkani, ndërsa për fyerje dhe kërcënime punë me disiplinorin ka edhe Sevdail Robelli, që mban pozitën e drejtorit te Gjilani. Sipas KD-së, Robelli e ka kërcënuar dhe fyer përfaqësuesin zyrtar të Llapit Muhamet Rexhepi e po ashtu edhe stafin teknik të klubit llapjan në ndeshjen e xhiros së 29-të në mes Gjilanit dhe Llapit.

Për lëshim në organizim në procedurë disiplinore janë edhe Ferizaj dhe Fushë Kosova. Por, nuk kanë shpëtuar edhe zyrtarë, lojtarë e gjyqtarët të këtyre dy ndeshjeve të ndërprera shkaku dhunës së shfaqur. Madje, edhe lojtarët e Minatorit dhe trajneri i tij, Edmond Hazrollaj janë në procedurë disiplinore