Fjalë Kyçe

Vushtrria merr masa të reja për maketet: Jo më shumë se 15 konsumatorë brenda

Vushtrria merr masa të reja për maketet: Jo më shumë se 15 konsumatorë brenda

Kreu i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka treguar se Shtabi Emergjent komunal, në mbledhjen e mbajtur sot ka aprovuar masat e reja për marketet dhe bizneset shërbyese.

Ai thotë se nuk mund të hynë më shumë se 15 konsumatorë në të njëjtën kohë në market.

Njoftimi i tij:

Me qëllim të ndërmarrjes së masave preventive në Komunën e Vushtrrisë, si dhe bazuar në informatat zyrtare për infektim me koronavirus COVID – 19 të dy qytetarëve në fshatin Smrekonicë për edhe mundësisë së përhapjes edhe në vendet tjera në Komunën e Vushtrrisë, Shtabi Emergjent komunal, në mbledhjen e mbajtur më 06.04.2020, ka aprovuar masat e reja për Marketet dhe bizneset shërbyese.

– jo më shumë se 15 konsumatorë në të njëjtën kohë në market;
– Marketet janë të obliguara që vet me stafin e tyre të kujdesen për mbajtjen e distancës
– Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi do ta bëj Drejtoria e Inspektimeve – Inspektorati kompetent në bazë të ligjit në fuqi.

#rrinshpi , ruaje vetën, ruaje familjen, ruaje qytetin tonë nga #coronavirus

https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1338955329635010