Milot Rashica është pritur në qytetin e tij të lindjes në klubin KF Vushtrria.
Ka qenë kryetari i klubit Naser Imeri që ka pritur sulmuesin e Kosovës në takim.
Imeri ka deklaruar se klibi i Vushtrrisë ka fituar 100 mijë euro nga transferimi i Milotit te Werder Bremen.
Më poshtë njoftimi i plotë:
“Sot i dhurova mirënjohje për kontributin dhe imazhin e dhënë për klubin tonë, krenarisë së Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës – Milot Rashicës.
Nga kalimi i Milotit prej Vitesse tek Werder Bremen, klubi ynë përfitoj një shumë prej 100.000 mijë euro, ku 10% të shumës i takuan menaxherit z. Shukri Asllanit i cili ndërmjetsoj punën ligjore mes klubit tonë dhe klubit të Werderit.
Këto para të Milotit u shfrytëzuan për sezonet 2017 dhe 2018 ku President i klubit isha unë, dhe rezultoi edhe arritja e synimit tonë Superligës.
Faleminderit Milot që na bënë krenar dhe jep kontribut të madhë për Vushtrrin e Kosovën. I arritësh majat e futbollit botror”, thuhet në njoftim.